Detaje mbi seancën gjyqësore të Gjokës, Paloka nuk kursen ironinë: Këtu Rama...

Detaje mbi seancën gjyqësore të Gjokës, Paloka nuk kursen ironinë: Këtu Rama pa**ohet me kokainë këta arrestojnë Sandrin

228
0
Shares

Policia arrestoi kengetarin e njohur  Aleksandër Gjoka dhe Gjykata e liroi duke i vendosur masen detyrim paraqitje.

Sipas policise, kengetari kishte konsumuar alkool dhe po ngiste automjetin, në masën 0.66 mg/l, por nderkohe që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Pas arrestimit të Gjokës, reagoi edhe nënkryetari demokrat, Edi Paloka me një status në FB.

“E paskan kapur “kriminelin” … Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksandër Gjokën pasi e ka gjetur me 0.66 mg alkool!!! Të turpshëm ! Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool…!!! Ketu kryeministri i vendit pallohet me kokainë dhe po i bën gjithë të zezat e mundshme shqiptarëve, Sandër Lleshi arreston Sandër Gjokën! Nxjerrin dhe njoftim sikur të kenë arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Të pafytyrë. Partia e laertëve…” shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY