EMRAT/10 kandidatë për vendin e Besnik Muçit, mes tyre katër juristë të...

EMRAT/10 kandidatë për vendin e Besnik Muçit, mes tyre katër juristë të përjashtuar nga KED

67
0
Shares

Dhjetë kandidatë kanë shprehur interes për të zënë vendin e lënë bosh nga Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetuese.

Institucioni i Presidentit bëri të ditur dje listën e dërguar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndër ta avokatë, prokurorë e gjyqtarë, që kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetueses.

“Lista me aplikantët, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit”, shkruhet në njoftimin e Presidencës. Kështu, pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, kanë aplikuar Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Eugen Papandile, Gentian Mete, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.

KANDIDATËT

Në listën e dërguar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi janë renditur prokurori i Apelit të Vlorës, Altin Binaj. Ai ka kaluar me herët edhe procesin e vetingut. Interes kanë shprehur edhe juristë që kanë kandiduar edhe në procesin e përfunduar nga KED që emëroi në detyrë 4 anëtarë të Kushtetueses dhe që janë përjashtuar. Kështu, kandidati Dedë Kasneci është përjashtuar më herët nga gara për Kushtetuesen, ndërsa vendimi i përjashtimit është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Administrative.

Edhe kandidati Sinan Tafaj, avokat, ka kandiduar më parë për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Avokati Shaqir Hasanaj po ashtu ka qenë më herët kandidat. Pasi mori dy ‘jo’ nga KED gjatë këtij viti, gjyqtarja Zhaklina Peto ka shfaqur sërish interes për të qenë në Gjykatën Kushtetuese. Në listën e kandidatëve është edhe juristi Artan Spahiu, i cili është edhe pjesë e Këshillit të Mbikëqyrjes për Reformën në Drejtësi. Avokati Sergjio Mazreku ka shfaqur interes gjithashtu për një vend në Kushtetuese. Në listë është edhe Eugen Papandile, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese.

PËRZGJEDHJE

Duke iu referuar parashikimeve ligjore, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes është publik dhe përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes.

“Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, shkruhet në ligj.

Për vazhdimin e kandidimit, secili kandidat duhet të plotësojë kriterin e vjetërisë jo më pak se 15 vite në sistem, të mos ketë ushtruar funksione publike në administratë për 10 vitet e fundit. Të ketë kaluar procesin e kontrollit të figurës, pasurisë dhe pastërtisë së figurës dhe të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore e po ashtu të mos ketë masa disiplinore në fuqi.

KANDIDATËT

1. ALTIN BINAJ
2. ARTAN SPAHIU
3. DEDË KASNECI
4. EUGEN PAPANDILE
5. GENTIAN METE
6. SERGJIO MAZREKU
7. SINAN TAFAJ
8. SONILA BEJTJA
9. SHAQIR HASANAJ
10. ZHAKLINA PETO

Burimi:PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY