Basha uron Krishtlindjet, te gjithe mendjen tek te demtuarit

Basha uron Krishtlindjet, te gjithe mendjen tek te demtuarit

85
0
Shares

Kreu i PD, Lukzim Basha ka uruar re gjithe besimtaret e krishtere per Krishtlindje.

Urimi i kryetarit Basha për Krishtlindje:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!

Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.

Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY