Shqiptaret vrane snajperistin e peshmergeve ne Britani

Shqiptaret vrane snajperistin e peshmergeve ne Britani

145
0
Shares

Një i ri shqiptar doli përpara gjykatës në Teesside në lidhje me vrasjen e një burri, babai i dy fëmijëve ne qytetin e Oxfordit.

Florian Marku, 24 vjeç, u akuzua gjatë fundjavës për krimin. Ai akuzohet për vrasjen e babait të dy fëmijëve, Hemwand Ali Hussain.

Tre persona tashmë janë akuzuar për vrasjen, përfshirë edhe dy shqiptarë të tjerë Anxhelo Xhaferi, 22 vjeç, dhe Dorian Pirija, 31 vjeç, ndaj të cilëve do të nisë gjykimi në muajin shkurt. Një 33-vjeçar, i arrestuar gjithashtu nën dyshimin e vrasjes në Londër, është liruar nën hetim.

Policia u thirr në orën 11.57 të dielën, më 15 shtator pas një raportimi se trupi i pajetë i një burri u gjete brenda një prone në Oxford. Një kordon u vendos në rrugë ndërsa policia filloi hetimet.

Hussain u identifikua zyrtarisht nga policia dy ditë më vonë dhe konfirmoi se ai ishte babai i dy fëmijëve të vegjël.

I ndjeri shërbeu me forcat ushtarake në rajonin kurd të Irakut të Veriut dhe ishte një snajperist i aftë, teksa luftoi në betejën globale kundër grupit militant të Shtetit Islamik.

Ai ishte përfaqësues i Peshmergeve me koalicionin ndërkombëtar anti-Isis dhe një komandantët e Peshmergeve e përshkruanin atë si një ushtar të shkëlqyeshëm.

Ende nuk dihen arsyet e ketij krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY