Sekuestrohet toka në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro, dyshimet e policisë

Sekuestrohet toka në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro, dyshimet e policisë

78
0
Shares

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se kanë vendosur nën sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2. 3 milionë euro,  si pasuri e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.

vijon..

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY