“Nëse miratohet paketa anti-shpifje”, Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE...

“Nëse miratohet paketa anti-shpifje”, Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE

44
0
Shares

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar në lidhje me paketën “antishpifje” për median on-line, të cilën maxhoranca pret ta kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Me një shënim në “Twitter”, Lega thotë se nëse Parlamenti miraton këtë paktë, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht të komprometojë kryesimin e OSBE-së, por edhe negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në reagimin e tij, Lega nënvizon faktin se rezistenca e Partisë Demokratike është e shumëpritur përballë kësaj strategjie të qeverisë Rama.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së.

Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur,”-shkruan ai.

Kujtojmë se dje Komisioni i Ligjeve ka aprovuar paketën antishpifje me propozimin e Qeverisë dhe e ka derguar ne Parlament per miratim. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga disa përfaqësues të medias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY