EMRI/Mori postin e anëtarit të KED, nuk kalon dot Vetting-un gjyqtari i njohur

Ndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Fatri Islamajn, i cili mban njëkohësisht edhe postin e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari konstatoi se gjyqtari Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve.

Kush është Fatri Islamaj?

Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Ai më 2013 është emëruar kryetari i Gjykatës së Tiranës.

Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje