EMRI/Dënohet me 10 vite burg për drogë në Itali, kapet 45-vjeçari nga...

EMRI/Dënohet me 10 vite burg për drogë në Itali, kapet 45-vjeçari nga Belshi

70
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh”,-sqaron policia.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY