Situatë e rënduar humanitare, banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi...

Situatë e rënduar humanitare, banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë

35
0
Shares

Lideri demokrat, pa bërë  zhurmë mediatike ndodhet gjithmone në terren me gjithe ish-deputetët të cilët po iu gjenden afër banorëve duke inspektuar dhe parë nga afër banesat e tyre.

Banorët e Laçit që janë dëmtuar nga tërmeti, përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.  Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë. “As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë zotit Basha një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.

Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.

Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë aanjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar.

Zoti Basha u ndal pas mesditës së sotme në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet. Banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY