Rama nuk humb kohë as në situatë emergjente, ftesë Bashës: Eshtë koha...

Rama nuk humb kohë as në situatë emergjente, ftesë Bashës: Eshtë koha e bashkimit konkret

86
0
Shares

Në situatën ku ndodhet Shqipëria, kryeministri Edi Rama ka përfituar duke i bërë një thirrje dhe opozitës, e cila ka disa ditë që jo nën syrin e kamerës që punon per te qetësuar dhe siguruar qytetarët duke raportuar per probleme dhe ne vende të tjera.

Duke iu drejtuar Bashës, Rama shkruan se është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme.

Ja çfarë shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Twitter: 

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete🙏Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike🤗@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë🤝Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY