“Edhe ne po të kishim vila betonarme si ty nuk do lëviznim”,...

“Edhe ne po të kishim vila betonarme si ty nuk do lëviznim”, shpërthen Paloka: I pafytyri nuk i qetëson banorët

90
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër me një shenim në facebok ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama.

Pas takimeve me banorët, të cilët nuk lanë gjë pa i thene pas hallit ku ndodhen, Paloka risjell deklaratat teksa u thoshte banoreve që nuk lëviz nga krevati kur bie tërmet dhe bënte deklarata te cilat zor se i ndihmonin të ndjeheshin me mire.

I pafytyri! Në vend që tju jap zgjidhje apo të pakten ti qetësoje qytetarët që janë në hall e në panik (se për pergjëgjesitë e tjera as nuk bëhet fjalë), bën arrogantin dhe trimin…;” unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thotë. Sigurisht o i pafytyrë…edhe ne po të kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”. 

Pak ditë më parë ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptarëve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flenë rrugëve e nëpër makina nga qejfi shqiptarët, po sepse nuk kanë “shtëpi” si e jotja dhe nuk duan që ato pamje të tmerrshme të nënave përqafuar me femijët nën rrënoja, ti shohin e perjetojnë përseri.

Mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po të paktën në këto momente, ku gjithë bota është solidarizuar me shqiptarët, bëj minimumin e asaj që po bëjnë të tjerët për ne”,-shkruan Paloka.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY