FOTO/Meta në Sukth, jep mesazh prekës për këtë 28-Nëntor: Kjo ditë na...

FOTO/Meta në Sukth, jep mesazh prekës për këtë 28-Nëntor: Kjo ditë na gjeti në zi dhe në betejë

110
0
Shares

Edhe Presidenti Ilir Meta ka patur një mesazh lidhur me 28-Nëntorin, ne kushtet e situatës post-tërmetit. Meta shkruan se kjo ditë na gjeti në zi duke u përballur me pasojat e tmerrshme të tërmetit të pamëshirshëm.

Në 107-vjetorin e Pavarësisë së vendit,  Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe tu vijnë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. Presidenti ka shkuar në Sukth ku është takuar me familjet e pastreha.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!

Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të vështira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY