Jo tolerime për Kajmakun, policia fillon verifikim pasuror, dyshohet për pastrim parash

Ndaje

Policia e Shtetit ka nisur verifikimin pasuror për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, për pastrim parash.

Prej disa ditësh, Policia me anë të një kërkese i ka kërkuar informacion bankave për llogaritë bankare të Kajmakut siç mëson Ora.

Kërkesa për është dërguar edhe në Hipotekë. Ndërkohë më herët u mësua se prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Dhoma e Noterëve të njoftojnë organin e akuzës nëse Kajmaku paraqitet për prokurë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje