LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

Ndaje

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur sot të pafajshëm Suel Çelën, i cili u akuza se ishte pjesë e sulmit ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u denua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg. Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në fjalë.

Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Çela. Ndërkohë, thuhet se të gjitha provat tregojnë se Enea Bekteshi ka qenë në makinën ‘Audi’ i vetëm dhe ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e askujt, gjë që përjashton akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje