Arbër Çekaj flet në gjyq: Pas meje po fshihet një grup kriminal...

Arbër Çekaj flet në gjyq: Pas meje po fshihet një grup kriminal shumë i famshëm

259
0
Shares

Prokuroria kërkoi 21 vite burg për Arbër Çekajn, i cili akuzohet për kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Teksa sot u mbajt gjyqi, i akuzuari ka bërë deklarata të forta, duke pretenduar se pas tij fshihen grupe kriminale te famshme.

“Jam këtu për të fshehur një grup kriminal shumë të famshëm”, tha Arbër Cekaj gjatë seancës gjyqësore, duke kundershtua akuzat ne ngarkim te tij.

Ai më tej pretendoi se prokuroria ka arrestuar tri persona, vetëm që të krijoje një grup kriminal.

Kjo bëhet për të gënjyer autoritet italiane se operacioni përfundoi, që të gënjenin ambasadorët e huaj se prokuroria po punon e pavarur”– ka thënë ai.

Ndërkohë, Cekaj perfiton nga gjykimi i shkurtuar me dënim 14 vite burg, ndërsa për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite, kurse për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY