“E ftuam por nuk erdhi”, Voltana Ademi përgënjeshtron Manjan: Gënjeshtra e rradhës...

“E ftuam por nuk erdhi”, Voltana Ademi përgënjeshtron Manjan: Gënjeshtra e rradhës e Ulsiut

78
0
Shares

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve pretendoi se kishte ftuar kryebashkiaken ende në detyrë, Voltana Ademi, që të merrte pjesë në mbledhje.

“I kemi bere ftese për të qenë në seancën dëgjimore edhe shoqatës se bashkive që e drejton kryetarja në detyre e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komunikim me Ademin, ajo ka njoftuat se për shkak të angazhimeve nuk merr pjese në komision, por ka dërguar një material me shkrim”, u shpreh Ulsi Manja.

Por e vërteta nuk eshte e tille. Vetë Voltana Ademi ka përgënjeshtruar deputetin socialist, ku deklaron se nuk ka marrë asnjë ftesë për mbledhje dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me dhe se deklaratat e tij janë gënjeshtja.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Por personalisht nuk çuditem aspak sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediava”, ka sqaruar Ademi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY