Tjetër aksident i rëndë në vend, 1 viktimë dhe 1 i plagosur...

Tjetër aksident i rëndë në vend, 1 viktimë dhe 1 i plagosur në Gjirokastër

60
0
Shares

Një aksident tjetër me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale në Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi, ndërsa është plagosur Erlind Hysenaj, i cili ishte drejtues i makinës.

Në fundjavën që lamë pas kanë ndodhur një numër shumë i madh aksidentesh me pasoja të rënda, ku vetëm në Tiranë humbën jetën 3 17-vjeçarë, në Bërzhitë dhe në rrethrrotullimin pranë TEG-ut.

Njoftimi i policise: 

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY