Sharkimi i Kajmakut, Spiropali sulmon Bashën: Nuk ke gojë dhe mend për...

Sharkimi i Kajmakut, Spiropali sulmon Bashën: Nuk ke gojë dhe mend për Partinë Socialiste

49
0
Shares

Elisa Spiropali ka vijuar me sulmet ndaj kryetarit Lulzim Basha, menjëherë pasi Basha reagoi për shkarkimin e Agim Kajmakut, duke e cilësuar si fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Për të mbrojtur shefin e saj, Spiropali me një taktiktë tè përsëritur tanimë, filloi nga akuzat se Lulzim Basha eshte një i pandehur dhe nuk mund t’i japë mend socialistëve.

Duke iu drejtuar Bashës, Spiropali shkruan në “Facebook” se ai është i pandehur në Prokurori dhe si fillim duhet të provojë pafajësinë e tij për pastrim parash në emër të PD dhe pastaj të hapë gojën e të japë mend për PS.

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!”, shkruan Spiropali.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY