Makina super e shtrenjtë e këngëtares shqiptare rezulton e vjedhur, e konfirmon...

Makina super e shtrenjtë e këngëtares shqiptare rezulton e vjedhur, e konfirmon policia

116
0
Shares

Tashmë është shndërruar në një lloj “sëmundje”, mania e VIP-ave për të patur makina të prodhimit të fundit dhe për të pozuar me to  duke i hedhur më pas në rrjetet sociale.

Morena Tarakul e komentuar shpesh për luksin e tepruar, ka qënë ajo e cila njoftoi se së fundmi kishte blerë një makinë të tipit Bentley vlera e të cilit arrin 250.000 mijë euro.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi ka patur dyshime nga ana e policisë lidhur me mjetin e shtrenjtë. Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

‘Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit’ është shprehur zëdhënsësi i policisë.

https://www.instagram.com/p/B2uKdjAlVQ5/

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY