FOTO/Detaje nga takimi Rama-Kurti, në pushim i shoqëroi një personazh i veçantë

FOTO/Detaje nga takimi Rama-Kurti, në pushim i shoqëroi një personazh i veçantë

42
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurti, i cili ka mbërritur në kryeministri rreth orës 18:30 të ditës së djeshme.

Pas disa orës nga nisja e këtij takimi, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari. Rama ka treguar nëpërmjen një postimi në “Facebook” se bashkëbisedimi mes dy liderëve ka qenë i gjatë dhe janë diskutuar shumë tema.

Ndërkohë ata kanë pasur më tej një moment pushimi, ku janë takuar me aktorin francez Gerard Depardieu dhe autorët e filmit në të cilin luan ai.

“Kryeministri Rama ne facebook: Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin ‘Unë dhe Millosheviçi’😊”, shkruan Rama.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY