VIDEO/”Nuk do të marrin kurrë vizë”, Ambasada Amerikane me mesazh të fortë:...

VIDEO/”Nuk do të marrin kurrë vizë”, Ambasada Amerikane me mesazh të fortë: Nga Llalla, Tom Doshi e Dako…

173
0
Shares

Ambasada amerikane ka publikuar emrat e zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të shtetit shqiptar që iu ndalohet hyrja në SHBA. Me anë të jë videoje që shërben si ilustrim, Ambasada jep sot mesazhin se ”lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.’

Teksa permendet rastet e ish kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputeti Tom Doshi, Ambasada njpfton se te tjere pritet te jene ne liste, sipasNenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara, qe percakton ndalimin per korrupsionin madhor.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit,-shkruan Ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/?t=27

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY