FOTO/Të gjithë me sytë nga Luiza Gega, atletja fiton medalje në Lojërat Olimpike Ushtarake

Ndaje

Emri i saj lakmohet dhe përmendet më shumë, vetëm atëherë kur ajo arrin të fitojë trofe të rëndësishme me shume përkushtim dhe punë.

E kemi fjalën për Luiza  Gegën, atletja shqiptare, e cila ka fituar një medalje tjetër. Së fundmi, Gega  është bërë pjesë e Forcat e Armatosura në Policinë Ushtarake, dhe lidhur me kete gje, ajo ka fituar medalje bronzi në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po mbahen në Wahan të Kinës.

Lajmin e ka bërë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke postuar edhe disa fotografi.

Flamurtarja e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit në 3000m me pengesa. Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA”, shkruan Xhaçka.

K.B/DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje