U arrestuan si pjesë e grupit “Bajri”, lihen të lirë ish-boksieri dhe...

U arrestuan si pjesë e grupit “Bajri”, lihen të lirë ish-boksieri dhe ish-trajneri i Kombëtares

283
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm Ish-trajnerin e  kombëtares së femrave Armir Grima, ish boksierin e  Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi. Këtë persona dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”, por sot gjykata vendosi përfundimisht në favor të tyre.

Grimaj ishte trajneri i kombëtares së femrave, ish portieri i Shkodrës dhe ish kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013.Grimaj ishte mes 11 të arrestuarve në shtator të vitit të kaluar.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash.

Emrat e te arrestuarve:

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër dje pasdite (21 shtator 2018);

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

K.B/DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY