“Nami” në Korçë, dalin të dhënat nga aksioni i policisë: Pranga 5...

“Nami” në Korçë, dalin të dhënat nga aksioni i policisë: Pranga 5 zyrtarëve të pyjeve, nën hetim 5 persona të tjerë

96
0
Shares

Nje kontrolll policor ka çuar në pranga 10 persona, në Korçë, 5 prej të cilëve janë punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Sipas policisë, zyrtarët e arrestuar akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar prerjen e pyjeve në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, duke shkaktuar dëme të rënda të kësaj zone.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

• V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)
• E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)
• A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
• V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
• Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”,-informon policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY