“Nga bananet tek Republika e Kokainës”, Berisha flet me detaje: Konsumi në...

“Nga bananet tek Republika e Kokainës”, Berisha flet me detaje: Konsumi në Shqipëri 7.3 kg për frymë

45
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha i ka kushtuar pak kohë ngjarjeve të fundit lidhur me kokainën që importohet dhe kapet në portin shqiptar.

Berisha bën një analizë të lëvizjes së kokainës, ku thotë se bananet janë frutat me të cilin importohet kokaina nga Amerika Latine, duke akuzuar këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, me sa duket duke marrë shkas nga kapja e ngarkesave me drogë në kontejnerët e bananeve, Berisha shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës dhe konsumi i bananeve në vend është shumë herë më i madh se në Maqedoninë e Veriut, vendi ynë fqinj.

Sipas Berishës, në Shqipëri konsumi i bananeve është 7.3 kg për frymë.

POSTIMI I BERISHËS

Rroftë banania!Nga bananet tek Republika e Kokainës!

Miq, bananet janë bërë frutat me të cilat mafia shtetërore importon kokainën nga Amerika Latine. Falë saj, në narkoshtetin e Edvin Mafisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës por edhe konsumi i bananeve në Shqipëri është dhjetëra herë më i madh se në Maqedoninë e Veriut. Kështu, në Maqedoninë e Veriut konsumi i bananeve është 0,05 kg për frymë, në narkoshtetin e Edvin Mafisë është 7.3 kg për frymë?!?!
Kështu miq, nuk mbetet gjë tjetër vetëm të brohorasim: Rroftë banania se na solli republikën e Kokainës! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY