Jo vetëm padi për arkitektin, çfarë i kërkon PD Gjykatës për projektin...

Jo vetëm padi për arkitektin, çfarë i kërkon PD Gjykatës për projektin e Teatrit Kombëtar

191
0
Shares

Forca më e madhe opozitare gjithashtu i kërkon prokurorisë që të kërkojë në gjykatë urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive ndaj projektit për Teatrin Kombëtar.

“Vendosja e sekuestros preventive ndaj këtij projekti do të ishte edhe një masë që parandalon pasojat e parikuperueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për interesin publik që ka realizimi i atij projekti,”- thuhet në padi.

Kjo kërkesë vjen pas padisë që PD ka ngritur ndaj arkitektit danez  Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.

PD akuzon Bjarke Ingels se ka qenë në dijeni të faktit se oferta ishte e parregullt dhe ka pranuar realizimin e saj.

Në padinë e depozituar në Prokurori, nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ngrihen 3 akuza ndaj Ingels për “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY