19 nxënës në Shkodër helmohen, prindërit tregojnë detajet, AKU nis hetimet

19 nxënës në Shkodër helmohen, prindërit tregojnë detajet, AKU nis hetimet

52
0
Shares

Nëntëmbëdhjetë nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Referuar burimeve nga spitali, raportohet se nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.

Dyshimet e para janë për ushqimet që nxenesit mund te kenë konsumuar. AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë  për zbardhjen e shkaqeve.

Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre janë helmuar nga ushqimi dhe uji i një “fast food-i”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës.

Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar menjëherë drejt shtëpive, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY