Lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës, në seancë dhe Braçe:...

Lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës, në seancë dhe Braçe: Po i bëni presion zyrtarit

45
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Shtetërore në këtë qytet, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për shpërdorim detyre.

Liridon Pula u arrestua tri ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se ai, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Ajo që vlen per tu theksuar është se në seancën e sotme gjyqësore, i pranishëm ishte edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili i doli në mbrojtje zyrtarit. Ai tha se prokurori i çështjes dhe gjyqtarja po i bëjnë presion psikologjik një zyrtari të shtetit.

Sipas Braçes, drejtori i Kadastrës në Durrës nuk ka hasur në asnjë parregullësi. Zv/kryeministri Braçe tha se prokurorë dhe gjyqtarë të tillë që nuk kanë kaluar vetingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY