Vjedhja në Ministri, Salianji ironizon: Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë

Ndaje

Vjedhja e Ministrisë së Mbrojtjes ka terhequr vëmendjen e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji nuk i kursen akuzat ndaj ministrisë, duke u shprehur se ky rast tregon dorezimin pa kushte të qeverisë përballë krimit.

“Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!🤦🏻‍♂️ Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë! Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket”,-shkruan Salianji.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje