“Të na rrojë partia e vërtetë”, Ish-ministri e thotë hapur: Vepra e...

“Të na rrojë partia e vërtetë”, Ish-ministri e thotë hapur: Vepra e saj jeton në ditët tona

42
0
Shares

Në një dalje publike, Neritan Liçaj konfirmoi zerat e ditëve të fundit se ka urdhëra nga lart që ai të largohet nga trupa e aktorëve në Teatrin Kombëtar.

Aktori madje shtoi se këtë urdhër sipas tij e ka dhene kryeministri Edi Rama, i cili e ka bërë në shenjë hakmarrje.

Nga ana tjetër, teksa kjo çështje është kthyer në debat, ish-ministri Ylli Manjani e cilëson si rast të viteve të kaluara me Partinë e Punës, ku vriteshin artistët.

Neritan Liçaj thotë se “Drejtori i Teatrit nuk do më shkarkonte kurrë…”.E besoj! Pa dyshim që Drejtori i Teatrit, si artist nuk e bën këtë ndaj kolegut.

Por çështja është që vendimet e merr Kryedrejtori. Ai këto kohë do ketë sjellë në vemendje pleniumin e Partisë Punës që pas festivalit të 11-të preu disa koka artistësh. Është pleniumi ku u godit dhe grupi armiqsor i Todi Lubonjës…

Nën dritën e atij pleniumi Kryedrejtori kryepiktor i dha dërrmën armiqve të artit Sajmir Çili e Neritan Liçaj.Ndaj të na rrojë Partia e vërtetë, që megjithse ka vdekur,  vepra e saj jeton në ditët tona!”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY