FOTO/Shqiptari i shpëton vdekjes, gjysma e kamionit përfundon në greminë

FOTO/Shqiptari i shpëton vdekjes, gjysma e kamionit përfundon në greminë

63
0
Shares

Një shqiptar i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes dhe pse u përfshi ne nje aksident të frikshëm. Kamioni me të cilin u aksidentua u përplas në një urë, para se të futej në tunel.

Shqiptari po udhëtonte drejt Savonës, dhe siç e shikoni në foto, kamioni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me mbajtëset e rrugës.  Kabina  e automjetit të rëndë ka përfunduar jashtë ure duke mbetur në ajër, ndërsa koka e trajlerit ka përfunduar 40 metra në greminë.

Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës. Në mënyrë të pabesueshme, shoferi ishte plotësisht i padëmtuar. Ai doli me këmbët e veta nga kabina. Ai u transportua me autoambulancë në spital për një kontroll të detajuar.

Policia bllokoi trafikun në autostradën midis Altare dhe Savonas për ta rihapur vetëm pasdite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY