Kapet në furgon me 24 klandestinë, arrestohet i riu në Pogradec

Kapet në furgon me 24 klandestinë, arrestohet i riu në Pogradec

204
0
Shares

Një 24-vjeçar është shoqëruar nga policia në Pogradec, pasi u kap në shkelje, duke trafikuar emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i tij erdhi pas operacionit të koduar “Memëlishti”.

E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë,  po transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit  kundrejt fitimit.

Shtetasi i mësipëm u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj.

Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY