DETAJE/Rama takoi Merkelin, por nga Gjermania nuk merr premtim për hapjen e...

DETAJE/Rama takoi Merkelin, por nga Gjermania nuk merr premtim për hapjen e negociatave

50
0
Shares

Zyra e Shtypit në Kryeministri ka dhene një version të takimeve që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Gjermani. Nga ajo që vihet re dhe kuptohet nga zbardhja e detajeve, Shqiperia nuk ka marre një OK nga Gjermani lidhur me hapjen e negociatave.

Në raport thuhet se në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë, përpara samitit të BE në mesin e tetorit, cka do te thote se kryeministri ka ardhur prapsht pa një konfirmim.

Të veprojmë së bashku për Evropën. Kancelarja priti të premten Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale. Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale”, theksohet në njoftimin e shpërndarë.

Ndërkohë, ne pjesën tjeter të njoftimit, jepen detaje të tjera, të cilat tregojnë se çfarë eshtë folur.

Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”, theksohet në njoftimin nga zyra e shtypit.

Për më shumë se 30 minuta, kreu i qeverisë shqiptare ndau me kancelaren gjermane pikëpamjet mbi ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave. Pas takimit nuk pati konferencë për shtyp, por kryeministri Rama tha në një postim tha se ishte shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku tha se kishte kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.

Një ditë më parë në samitin e vendeve të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Pragë, katër vende te Bashkimit Europian u angazhohen në një plan veprimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY