PD nxorri dokumentat, Babani nxiton të shpjegohet: E vërteta e emrit, as...

PD nxorri dokumentat, Babani nxiton të shpjegohet: E vërteta e emrit, as 24 orë burg nuk i kemi bërë

73
0
Shares

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani, i akuzuar nga Partia Demokratike si person i dënuar në Itali e Maqedoni dhe që ka mbajtur të paktën 3 identitete, ka reaguar menjehere pasi ky denoncim eshte bere publik.

Në një prononcim për Oranews, Babani ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat e ngritura nga opozita si dhe duke shtuar se pret që organet e hetimit ta mbyllin sa më parë këtë çështje të ngritur nga PD.

Në një prononcim telefonik për RTV Ora Mark Babani kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës reagon lidhur me akuzat e PD-së.

Mark Babani: Nuk i di pretendimet se jam në punë, por jam i gatshëm të sqaroj çdo gjë. Jam Mark Babani i lindur me 24 dhjetor 1966.Fisi jonë jemi me mbiemrin Babaj por në shkollë të gjithë kushërinjtë dhe njerëzit e mi e kemi kthyer Babani. Kështu jam regjistruar në klasën e parë. Kam mbaruar shkollën e mesme, kam mbaruar ushtrinë në Tiranë, kam qenë sportist në klubin Vllaznia për tre vjet, si Mark Babani. Kur kam shkuar në Itali me 6 mars të 1991 jam regjistruar Mark Babani i datëlindjes 24 dhjetor 1966. Momentin e parë kur kemi marrë permesot e sonxhornos në Itali, një grup i zonës sonë, në prill-maj të 1991 në Siçili, kam filluar punë në një fabrikë peshku në fund të ’91, shtator-tetor. Kam punuar për tre vjet deri në ’94. Punoja në dy punë, edhe në një hotel. Jam larguar nga Italia në 1995, me fabrikën që punoja kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës.

Gazetari: PD pretendon se keni qenë i dënuar.

Mark Babani: Kjo pjesë nuk ka lidhje me mua dhe jetën time, më vjen shumë turp që i dëgjoj këto fjalë. Kam luftuar të gjithë jetën time me qenë një shqiptar model. Gjithë jetën unë, babai im dhe gjyshi im nuk i ka bërë kush 24 orë burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY