FOTO/Pamje të pazakonta nga parku në Itali, shqiptari gjendet i varur në...

FOTO/Pamje të pazakonta nga parku në Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë

181
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në anën tjetër të Adriatikut. Mediat italiane raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar u gjet i varur në Parkun e Via Balilla.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërsa ishin kalimtarët ata që thirrën forcat zjarrfikëse. Shqiptari ishte vetëvarur me rripin e pantallonave dhe u gjet pa jetë në një lartësi prej 9 metrash.

Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.

Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY