EMRAT/Furtunë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës, ikin “kokat e larta” të institucionit

EMRAT/Furtunë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës, ikin “kokat e larta” të institucionit

60
0
Shares

Ndryshime të reja kanë ndodhur në administratën e qytetit të Vlorës. Ndryshimet kanë ndodhur në Kadastrën e Vlorës, ku mësohet se kanë ikur “kokat” më të larta të këtij institucioni.

Bëhet me dije se është shkarkuar nga detyra kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili mbante këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti.

Ai është zëvendësuar me Alteo Nazërajn, i cili nga sot do të drejtojë Kadastrën e Vlorës. Nazëraj ka punuar si specialist në drejtorinë e Hipotekës prej 10 vitesh, ndërsa me profesion është jurist.

Gjithashtu, është shkarkuar nga Kadastra edhe nëndrejtori Klodian Troci, si dhe një numër i pakonfirmuar specialistësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY