Dhunoi dhe grabiti gratë që njohu online, shqiptari në Itali në pranga:...

Dhunoi dhe grabiti gratë që njohu online, shqiptari në Itali në pranga: U shkoi në shtëpi…

37
0
Shares

Një 24-vjeçar shqiptar, në bashkëpunim me dy minorenë u arrestuan së fundmi për grabitje dhe sulm të dy grave në Perugia.

Burimet bëjnë me dije se mbrëmjen e së martës, një grua telefonoi policinë ku bënte thirrje për ndihmë pasi shtëpia e saj ishte grabitur.

Sipas mediave italiane, kur policia arriti në vendngjarje, gjeti dy gratë në gjendje shoku, me disa shenja në trupat e tyre. Ndonëse ishin në panik, ato dëshmuan për policinë se disa djem që njohën online trokitën në derën e tyre dhe i sulmuan.

Në vetëm pak minuta, ata u larguan me disa qindra euro. Arratisja nuk zgjati pasi policia italiane arriti të kapte dhe arrestonte djemtë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY