FOTO/Nis shembja e godinës së njohur pranë “Arenës Kombëtare”, rezistencë e fortë...

FOTO/Nis shembja e godinës së njohur pranë “Arenës Kombëtare”, rezistencë e fortë nga biznesmenët

162
0
Shares

Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, forca të shumta sigurie si dhe fadromat janë paraqitur për të shembur një ndërtesë të njohur në kryeqytet.

Bëhet fjalë për godinën e  “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Prishja e saj nuk po bëhet me shpërthim të kontrolluar, me tritol por nëpërmjet 2 fadromave. Puna për prishjen e saj ka nisur që në mëngjes, ku fadromat po punojnë për shembjen e godinës, ku në të ndodheshin disa biznese.

Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes biznesmenëve dhe policisë pasi ata kanë deklaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë prishje. Madje ata kanë tentuar të futen edhe në godinë. Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe një reagim i Erion Veliajt i cili shprehet janë “prishur katet pa leje të Lulit dhe kunatit famëkeq”.

Mësohet ka një perimetër të madh sigurie në këtë zonë, ku është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY