FOTO/Ndodh për herë të parë, 22-vjeçares i vendoset kafka plastike, e bërë...

FOTO/Ndodh për herë të parë, 22-vjeçares i vendoset kafka plastike, e bërë me printer 3D

174
0
Shares

Një operacion i rrallë dhe që ndodh për herë të parë është provuar tek një 22-vjeçare nga Holanda. E reja vuante nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave,ku trashësia e kafkës rritej nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D.

Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D, dhe trupi i pacientes nuk e ka refuzuar.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Pasi i hoqën pjesën e sipërme të kafkës së vet, mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës, dhe tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY