Skandali me pjeprin dhe nivelin e lartë të nitratit, vjen reagimi nga...

Skandali me pjeprin dhe nivelin e lartë të nitratit, vjen reagimi nga AKU

123
0
Shares

Një skandal i cili u publikua nga Tv Klan lidhur me sasinë e nitratit në pjepër, ngriti shqetësimin tek qytetarët.

Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me një pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varion nga 540 deri në 850.

Nutricionistja Albana Daka thotë se këto nivele nitratesh jashtë çdo rregulli shqiptar dhe ndërkombëtar janë skandaloze dhe shkaktojnë kancer në organizëm.

Pasi iu drejtuan ISUV, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak, u theksua se pjepri nuk është në listën e perimeve që duhet t’i kryhen analizat.

E për këtë rast ka ardhur një reagim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili deklaron se nuk ka vend për alarm në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) thekson se “gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE-së dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër)”. “Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekulim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët. AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciet apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cenojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruajtjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje”, thekson AKU.

Sipas AKU-së, interesi i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë për të promovuar përdorimin e pajisjes “Green Test” dhe insistimi i tyre pranë AKU ka qenë i hershëm.

Para një viti, AKU ka sqaruar se bazuar në të dhënat që jep vetë firma prodhuese për këtë pajisje, ky aparat nuk është i destinuar për përdorim në laborator, por për përdorim individual privat. Në referencat dhe materialet promovuese të saj, firma prodhuese nuk përmend ndonjë laborator ose trup zyrtare inspektuese në ndonjë vend të botës që përdor këtë aparat për matjen e sasisë së nitrateve në produktet ushqimore, konkretisht pjepër”, shprehet AKU.

Aparati, vijon AKU, nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarde ISO të unifikuar dhe validuar.

“Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzimi Nr. 1, datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr. 1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër”, përfundon njoftimi i AKU-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY