“Çfarë fshihet pas ‘telenovelës së verës’, Bardhi: Rama vetë regjisor, skenarist dhe...

“Çfarë fshihet pas ‘telenovelës së verës’, Bardhi: Rama vetë regjisor, skenarist dhe producent

46
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e cilëson krijimin e komisionit për presidentin Ilir Meta si dhe gjithë veprimet si pjesë të një skenari, sic e quan ai për telenovelën e verës.

Bardhi shkruan se kryeministri është vetë regjisor dhe se e gjitha bëhet për të mbuluar vjedhjet galopante dhe skandalet të publikuara së fundmi.

Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;
Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;
Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;
Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;
Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;
Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;
Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,
Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve”,-shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY