Meta publikon “foton e jetës”, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

Meta publikon “foton e jetës”, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

100
0
Shares

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një foto, të cilën e quan Foto  e jetës së tij.

Ai iu ka kujtuar shqiptarëve ditën kur ai u betua si Presidenti i Republikës, duke risjellë pamjet teksa le të kuptohet se është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit dhe interesat e tyre.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2365883710124555/?type=3&theater

Kjo foto e tij vjen ne nje moment kritik në politikën shqiptare, ku parlamenti dhe mazhoranca kërkojnë shkarkimin e presidentit, i cili në 2 javët e fundit ndryshoi komplet dinamikën e zhvillimeve, konform kushtetutës dhe ligjit.

Mazhoranca miratoi komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, i cili do të drejtohet nga socialisti Ulsi Manja dhe do të ketë si zëvendëskryetar deputetin e Grupit Demokrat, Alban Zeneli. Përbërja e komisionit u miratua me 101 vota pro.

Në këtë komision do të jetë anëtarë deputetët e PS-së, Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.Ndërkohë që opozita e re do të ketë si anëtarë, Adriatik Alimadhin, Halit Valteri dhe Krenar Rryçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY