“Larg qoftë një marrëveshje tjetër”, Kryebashkiakja: Rezistenca ime deri në fund, nuk...

“Larg qoftë një marrëveshje tjetër”, Kryebashkiakja: Rezistenca ime deri në fund, nuk liroj zyrën

39
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë në Shkodër ka bër deklarata të forta gjatë emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme. Voltana Ademi është shprehur kundër një marrëveshje të dytë Rama-Basha. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës tha se zgjidhja e krizës vjen vetëm nga drejtësia.

Sipas saj nëse prokuroria do të kishte vepruar më herët vendi nuk do të ishte në këtë krizë, referuar dhe përgjimeve që dolën në gazetën gjermane Bild.

Nga ana tjetër, përsa i përket faktit nëse do të lirojë karrigen, pas zgjedhjeve të 30-Qershorit, ajo u përgjigj se do të rezistojë deri në fund, duke argumentuar se është në zbatim të ligjit.

Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha zonja Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY