Grabitja në Rinas/Policia nxjerr pamjet e autorëve: Na ndihmoni ti arrestojmë

Grabitja në Rinas/Policia nxjerr pamjet e autorëve: Na ndihmoni ti arrestojmë

53
0
Shares

Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar tre të dyshuarit e grabitjes së 9 prillit në Rinas.

Sipas policisë deri tani janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me ngjarjen. Por tani policia kërkon nga qytetarët që të tregojnë nëse shikojnë këta persona.

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan

Të tre këta janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro. Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY