Detaje të reja nga përplasja me armë që tronditi Kavajën

Detaje të reja nga përplasja me armë që tronditi Kavajën

81
0
Shares

Qyteti i Kavajës u trondit sot nga përplasja me armë mes dy grupeve, ku për pasojë humbi jetën një kalimtarë, ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë.

Por si ndodhi ngjarja? Mësohet se në përplasje u përfshinë dy grupe, të cilët kishin një konflikt të hershëm me njëri-tjetrin.

Në njërin krah ishin vëllezërit Eraldo e Elio Hyka dhe Rustem e Elton Dedej, ndërsa në krahun tjetër ishin vëllezërit Aliu, Marjusi dhe Denisi.

Disa ditë më parë, Eraldo Hyka dhe një prej vëllezërve Aliu ishin zënë me njëri-tjetrin, ndërsa u takuan sot për të sqaruar ngjarjen, në një lokal në hyrje të Kavajës pranë një furre buke. Por më pas situata ka precipituar, ku ka filluar edhe përplasja me armë.

Nga të shtënat e Marijus Aliut, sipas policisë mbeti i vdekur kalimtari Ramazan Hasalliu 50-vjeç, që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë, ndërsa nga plumbat e vëllezërve Hyka e Dedej u plagosën Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rystem Berberi, gjithashtu kalimtarë të rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY