Tragjedia e futbollistes shqiptare, gjendet trupi i pajetë në liqenin e Komos

Tragjedia e futbollistes shqiptare, gjendet trupi i pajetë në liqenin e Komos

115
0
Shares

Trupi i futbollistes shqiptare është gjetur i pajetë fatkeqesisht, pasi u mbyt në liqenin Komo të Italisë. Florjana Ismaili, kapitenja e Kombëtares Zvicerane të futbollit për femra është gjetur nën një thellësi 204 metra në Liqenin e Komos.

Pas tre ditësh kërkimi trupi i 24-vjeçares u gjet falë ndihmës së robotëve nënujorë vetëm pak metra larg vendit të zhdukjes. Robotët morën trupin duke e çuar deri në thellësinë 20 metra nën ujë dhe më pas polumbarët ekspertë e nxorrën nga uji.

Tragjedia ndodhi ditën e shtunë, 29 qershor. Sipas “Corriere del Ticino”, Ismaili kishte marrë një varkë së bashku me një miken e saj në liqen. Ajo ishte zhytur në ujë për t’u larë, por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Florjana Isamili ka lindur në Zvicër në komunën Walperswill në provincën e Bernas dhe është vajza e një familje kosovare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY