Meta publikon foton me Ramën: Timonieri ynë ka timon por s’ka frena…

Meta publikon foton me Ramën: Timonieri ynë ka timon por s’ka frena…

51
0
Shares

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka publikuar një foto me kryeministrin Rama, ku krahash saj shpjegon çfarë do të thotë Ramaforma.

Meta shkruan se timonieri ynë ka timon, por nuk ka frena ndaj shquhet për krijimtari të papërmbajtshme.

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”,shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY