Kryemadhi: Duhet të punojmë fort për 85% e qytetarëve që refuzuan Ramën...

Kryemadhi: Duhet të punojmë fort për 85% e qytetarëve që refuzuan Ramën dje

40
0
Shares

Sipas Monika Kryemadhit,  ditën e djeshme shqiptarët folën qartë me mospjesëmarrje në votime. Nga selia e LSI, Kryemadhi ha se opozita duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizes politike.

Sipas saj, tashmë përgjegjësia dhe sfidat e opozitës është shumë herë më e madhe, pasi shqiptarët presin një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës dhe që iu garanton të ardhmen.

Dita e djeshme ishte një dhunim i hapur i kushtetutës dhe is htetit ligjor, por edhe një tentative e dështuar e një shteti monist, duke i vënë emrin shteti monist i Edi Ramës.

Sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i inkrimimi të Ramës, sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen.

Opozita e bashkuar duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës në të cilën Rama dhe klika e tij kanë futur Shqipërinë. Duhet të punojmë fort për qytetarët, 85% e të cilëve refuzuan Ramën dje”,-deklaroi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY