VIDEO/Del dëshmia e qytetarit të dhunuar nga policia në Dibër: Nuk kursyen...

VIDEO/Del dëshmia e qytetarit të dhunuar nga policia në Dibër: Nuk kursyen as gratë dhe fëmijët

47
0
Shares

Partia Demokratike më herët denoncoi dhunën që është ushtruar ndaj banorëvë në Dibër , pas protestës paqësore që ata po zhvillonin në KZAZ-në e kësaj zone.

Policia nuk kurseu as gazin lotsjellës ndaj tyre, ndërsa nga pëdorimi i saj u dëmtuan dhe vëtë policët, referuar këtu dhe dëshmisë së infermieres në spital. (kliko ketu)

Së fundmi, në redaksinë tonë ka mbërritur një dëshmi e një qytetari të  dhunuar gjatë përplasjeve,i cili tregon të gjithë skenën, duke treguar se policia u tregua e pamëshirshme dhe me gra dhe fëmijë.

Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë I kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël  shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj I ra të fikët në rrugë, ndërsa djali I kushëririt shkoi të marrë makinën, policët I thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse I ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë future dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”,-thotë në dëshminë e tij Korab Shehi.

Korab Shehi

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY