“Terror ndaj qytetarëve në Dibër”, Gjunkshi: Po na provokojnë, protestat janë paqësore

“Terror ndaj qytetarëve në Dibër”, Gjunkshi: Po na provokojnë, protestat janë paqësore

46
0
Shares

Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj të arrestuarve pas perplasjeve në Dibër.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD në Dibër, Xhemal Gjunkshi, deklaron se është duke u ushtruar dhunë mbi 12 të shoqëruarit, ndërsa tregon dhe me detaje ndërhyrjet e policisë.

PD thekson gjithashtu se lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur.

Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi”,-thotë Gjunkshi.

Deklaratë e përfaqësuesit të PD për Dibrën

Të nderuar qytetarë!

Jemi këtu përpara jush për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat speciale Renea, FNSH dhe policia vendore e Dibrës.

Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë.

Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, ç’ka është e papranueshme.

Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë.

Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14 vjeçar i cili ka tentuar t’i japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë lëre të vdesë aty.

Në fshatin Kandër në orën 03: 37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra, gra e fëmijë në gjumë.

I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën .

Edhe njëherë informojmë opinionin publik se: Protesta ishte në formën e marshimit, shumë e qetë dhe qytetare.

Provokimet ishin të gjitha nga policë civilë dhe persona të panjohur, të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës.

Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë.

Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit ,ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh.

Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur. Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi.

Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e panevojshme, e pajustifikueshme dhe provokuese.

Partia Demokratike distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin.

I bëjmë thirrje policisë së shtetit, dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës.

Prej më shumë se 7 orësh policia nuk lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar.

Ndaj të shoqëruarve brenda ambjenteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike.

Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale.

Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të papranueshëm për një oficer policie.

Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka patur materiale zgjedhore. E gjitha kjo ka qenë një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY